Mbrojtja e të Dhënave Personale | Gral Albania

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Informacion mbi mënyrën se si Gral Albania mbledh, përdor dhe mbron të dhënat personale të klientëve gjatë procesit të porosisë.

Gral Albania përpunon të dhënat personale të klientëve në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Të dhënat që mblidhen gjatë procesit të porosisë, si emri, numri i telefonit, adresa e dërgesës dhe adresa e emailit, përdoren vetëm për:

  • përpunimin dhe dërgimin e porosive;
  • komunikimin me klientin lidhur me porosinë;
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale.

Gral Albania nuk i shet dhe nuk i shpërndan të dhënat personale te palë të treta për qëllime marketingu pa pëlqimin e klientit.

Klienti ka të drejtë të kërkojë akses, korrigjim, kufizim të përpunimit ose fshirje të të dhënave të tij personale, sipas rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Për çdo kërkesë lidhur me të dhënat personale, mund të kontaktoni Gral Albania në adresat zyrtare të komunikimit.