Mundësi kthimi/ndërrimi

Mundësi kthimi/ndërrimi

E drejta e konsumatorit për të hequr dorë brenda 14 ditëve:

Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”

Nëse gjatë blerjes tek ne , produkti nuk është brënda pritëshmerisë tuaj dhe dëshironi KTHIMIN e lekëve, lajmërimi për kthimin  e produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve, – nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri ynë. Produktet që ktheni, duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes apo provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit, bashkë me faturën e blerjes.

Nëse ky afat kalon, mos u shqetësoni! Ju sërish do të mund ta ktheni produktin tuaj brenda 14 ditëve, por nëse kthimi bëhet pas 48 orëve, ju do keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër. Në raste të tilla, nuk do të mund t’iu kthehen paratë.

Ne do t’ju lejojmë që, kundrejt vlerës së produktit të kthyer, të merrni një produkt tjetër brenda një afati kohor prej 2 muajsh.

Si bëhet kthimi i produktit?

Ju mund ta nisni menjëherë kërkesën tuaj për kthim, duke plotësuar formularin që gjendet këtu ose në fund të faqes.

Nëse hasni vështirësi në plotësimin e tij, ose keni pyetje, mund të na kontaktoni përmes:

WhatsApp-it

E-mail: info@gral.al

Facebook

Telefonit: +355683030666

Instagramit

Në momentin që ju plotësoni formularin për kthimin e produktit, ne njoftojmë menjëherë kompaninë e transportit për t’ju kontaktuar dhe për të bërë tërheqjen e produktit.

Në Tiranë, kosto e kthimit  është 200 lekë, ndërsa në qytetet e tjera të Shqipërisë kjo kosto është 250 lekë.

Kostoja e transportit mbulohet nga klienti në rastet kur:   

    – Kur heq dorë nga blerja pa një arsye
    – Kur kërkon servis jashtë afateve të përcaktuara
    – Në rastet kur nuk respektohet afati 5-ditor i dorëzimit të produktit për kthim

(Në të gjitha rastet, është përgjegjësia e blerësit t’i kthejë mallrat tek kompania, ose t’i dorëzojë ato tek dikush i cili është i autorizuar për ta bërë këtë proces.

Ju nuk duhet të vononi kthimin e produktit dhe duhet t’i dorëzoni ato brenda 5 ditëve nga dita kur bëni kërkesën për kthimin e produktit.) 
       
    – Në rastet kur dëshirohet që kthimi të bëhet më herët se afatet e përcaktuara nga ne
    – Në rastet kur konstatohet që një nga kushtet e kthimit nuk është zbatuar nga klienti.

Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?

Për të realizuar një kërkesë kthimi duhet që: 

– Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
– Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
– Produkti duhet të ketë të gjithë aksesorët përkatës.
– Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta kenë të padëmtuar pullën e sigurisë dhe të palëvizur.
        – Amballazhimi i produktit duhet të jetë original, i rregullt  dhe me të gjithë aksesorët dhe materialet e tij (manuali i përdorimit, fletëpalosje, fletëgarancitë, etj.).
        – Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.
        – Në rastet kur produkti ju vjen i dëmtuar, lajmëroni tek ne, në një nga kanalet që kemi lënë më sipër. Lajmerimi duhet  bërë BRENDA DITË që keni marrë në dorëzim pakon.

KINI KUJDES!

        – Produktet kozmetike dhe të kujdesit personal;
        – Rrobat e banjos, dhe intimo;
        – Produktet ushqimore;
        – Librat, DVD, CD dhe produkte të tjera që mund të kopjohen;
        – Produkte kancelarie si; printera, tonera, etj;
        – Produktet OUTLET;

Tek të gjitha këto produkte – NUK mund të aplikohet procedura e kthimit, VETËM në rastet kur produkti i është proceduar gabimisht nga ana e kompanisë.

Uljet dhe kuponat e përdorur nuk kthehen mbrapsht: Ju do t’u kthehet shuma e atyre që keni paguar në fund për produktin

KËSHILLOHET QË:

Pajisjet elektroshtepiake si; frigoriferi, lavatriçja, furra, hekuri, kondicioneri, televizori etj., pra, pajisje që kërkojnë një procedurë të caktuar instalimi me rregull duhet të hapen dhe instalohen vetëm nga serviset e autorizuar.

Këshillohet që për produkte të tilla të lajmëroni një specialist; të lexoni mirë manualin e përdorimit dhe të kërkoni suport aty ku mendoni se nuk jeni të qartë.

Në rast se serviset tona të autorizuara konstatojnë gabime gjate procesit të instalimit, kthimi i produktit NUK do të pranohet nga ana jonë.

Si mund ta përdorni vlerën monetare sërish?

Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brenda 24 – 48 orësh. Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet e-mailit ose telefonit për porosine e re ose rimbursimin e vlerës së produktit.

Nëqoftëse gjatë verifikimit rezulton se produkti nuk plotëson një nga kushtet e kthimit, produkti do t’ju kthehet sërisht ju, dhe kostoja e transportit iu faturohet po ju.

 

sq
sq
×

Powered by WhatsApp Chat

× WhatsApp