Faqs

Si mund të blej?

Të blini apo të shisni në Gral është një proces i thjeshtë. Ajo që duhet të bëni si fillim është të regjistroheni
duke krijuar një llogari. Thjesht ndiqni hapat e mëposhtëm për të përfunduar regjistrimin tuaj sot!
Kliko butonin LLOGARIA IME në të djathtë lartë të faqes kryesore ! Vendosni Adresën e Email-it dhe Fjalëkalimin për të përfunduar regjistrimin.

Ku ndodhet dyqani juaj?

Gral Albania nuk është një dyqan fizik. Për momentin shitet vetëm online dhe porositë kryhen duke u regjistruar në faqe, www.gral.al

Çmimet janë me lekë të rinj?

Po. Çmimet janë të shprehura në lekë të rinj. (pra, 1500 lekë të rinj, nënkuptojnë 15 mijë lekë të vjetër.)

A kryeni dërgesa jashtë Shqipërisë?

Jo. Për momentin dërgesat kryhen vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

A mund ta kthej produktin nëse nuk më pëlqen?

Nëse dëshironi, brënda 48 orëve ju mund ta ktheni produktin ose ta ndërroni atë me një produkt tjetër. Produkti duhet
të jetë me paketimin origjinal, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit. Produktin duhet ta dërgoni tek ne me postën që e morët. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse e ktheni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.

Sa kohë zgjat dërgimi i porosise?

Porosia dërgohet në adresën tuaj brenda 2-4 dite pune kudo ndodheni në Shqipëri. Ju njoftoheni nëpermjet telefonit nga agjensia e shpërndarjes kur pakoja ndodhet në adresën tuaj.

Si kryhet pagesa për produktin?

Pagesa per produktet kryhet me para’ ne dore kur merrni porosine ne dorezim.

Sa kushton transporti?

Transporti kushton 200 lekë të rinj për dërgesat ne Tirane, 300 lekë të rinj për dërgesat në qytetet e tjera.

Harrova fjalëkalimin? Si mund ta rimarr?

Për të rifituar fjalëkalimin tuaj,shkoni te Hyr dhe klikoni mbi Harruat Fjalëkalimin ? Do t’ju kërkohet të plotësoni dhe të aprovoni adresën tuaj të postës elektronike. Pasi të kenë bërë këtë, ju do të merrni një email që ju mundëson rivendosjen e fjalëkalimit tuaj.

Duhet të kem llogari bankare për të blere ose për të shitur?

Jo. Ju duhet vetëm të krijoni një profil tuajin ne faqen e www.gral.al në mënyrë që të blini apo të shisni.

sq
sq
× Support Online